KRYEFAQJA » LAJME » “Apollonia” në vështirësi, aksionet e klubit në shitje

“Apollonia” në vështirësi, aksionet e klubit në shitje

Klubi i futbollit “Apolonia”, dikur krenaria e futbollit fierak, po kalon momente të vështira financiare. Këshilli Bashkiak i qytetit të Fierit, në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur të shpallë shitjen e aksioneve të klubit të futbollit Apolonia. Vendimi ka ardhur si pasojë e largimit të aksionerit kryesor, presidentit të klubit Koço Kokëdhima, i cili prej disa muajsh nuk u ka dhënë pagat futbollistëve. Vetë Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka mundësi financiare për të shlyer detyrimet ndaj do të largohet. Ai ka 62 përqind të aksioneve, ndërsa Bashkia Fier ka rreth 38 përqind. Në mbledhjen e keshillit të Bashkisë kreu i Bashkise Armando Subashi është shprehur për të rritur me gati 1 kapitalin e aksioneve që i takon bashkisë me qëllim rritjen e fitimit nga shitja e pjesës tjetër të aksioneve, gjithnjë nëse do të afrohen bleres.

Sicred