KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Apokalips axurr”, Italia nuk shkon në “Rusi 2018”
“Apokalips axurr”, Italia nuk shkon në “Rusi 2018”

“Apokalips axurr”, Italia nuk shkon në “Rusi 2018”

Për herë të parë në 60 vitet e fundit, Italia nuk do të jetë në fazën finale të një Kampionati Botëror të Futbollit. “Axurrët” nuk arritën ta përmbysin deficitin e një goli të pësuar në ndeshjen e parë me Suedinë, pasi ndeshja e kthimit, e luajtur të hënën në Milano, u mbyll me rrjeta të paprekura.
Duke lënë mënjanë Botërorin e 1930-ës, ku nuk mori pjesë, por edhe duke përmendur 4 triumfet e viteve 1934, 1938, 1982 dhe 2006, e vetmja njollë e zezë për Italinë ishte moskualifikimi për në Botërorin e 1958-ës në Suedi.
Dhe ka qenë përsëri Suedia ajo që i ka shkaktuar Italisë një tjetër njollë të zezë në futboll. Nordikët ia kanë ndalë ta mbrojnë golin e vetëm, por të vyer, që shënuan në ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe të jenë ata që shkojnë në Rusi verën e ardhshme.
Në një sfidë të zhvilluar në Stadiumin “San Siro” të Milanos, loja ka qenë e luftuar fort, fizikisht dhe taktikisht, Italia ka qenë më dominuese, por shpesh e paqartë, ndërsa Suedia ka qenë stoike dhe tepër e disiplinuar dhe e qartë në misionin e saj. Madje suedezët mund të pretendojnë edhe për një 11-metërsh të padhënë në pjesën e parë, ndërsa për “axurrët”, rasti më i mirë ishte ai drejt fundit të 45 minutave të para, kur goditja e Imobiles, që po i drejtohej portës, largohet nga mbrojtja vendase.
Mbyllet kështu me rrjeta të paprekura kjo ndeshje dhe legjendarit Bufoni shikon t’i davaritet ëndrra e një Botërori të 6-të, e pashoqe në histori.
Sikundër të gjitha ndeshjet e “play-off”-it, edhe kjo sfidë u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë, të martën edhe sfidën e mbrëmjes së fundit, Irlandë-Danimarkë, që nis në ora 20:45.

Sicred