KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Aplikimi i Vetting-ut në burgje
Aplikimi i Vetting-ut në burgje

Aplikimi i Vetting-ut në burgje

Nga verifikimet e deritanishme nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 punonjës të burgjeve janë me dënime penale. Ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Drejtësisë për verifikimin e pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve (vetting-un) në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po kryen verifikimin e të dhënave penale të të dënuarve të raportuar nga regjistri i gjëndjes gjyqësore për të gjithë punonjësit e policisë gjyqësore, në të gjitha nivelet. Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale. Ne njoftimin per shtyp nga Ministria e Drejtesise behet e ditur se si masë paraprake do të fillojë procedimin disiplinor ndaj personave që kanë rezultuar me rekorde penale.

Sicred