KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata lë në qeli grekun e akuzuar për vrasje

Gjykata lë në qeli grekun e akuzuar për vrasje

Katër personat e dyshuar dhe të arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit do të qëndrojnë në qelit e burgut deri në përfundim të hetimeve. Ky është vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Efthimios Efthimiu, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Melvi Dinellari do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve. Të arrestuarit akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit, më 29 janar, por të gjithë apeluan masën e sigurisë të dhënë nga shkalla e parë pasi pretendojne se nuk janë autorë. Seanca e kaluar në Apel u shty, për shkak të gabimeve me njoftimet e bëra palëve. Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymios Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por trupa gjykuese vendosi t’i lërë në burg. Avokati grek i të akuzuarit, Efthymios Efthimiou ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe procesi duhet të bazohet në prova dhe jo spekulime.  Në një intervistë të dhënë për median greke Antena Nëws, nga qelit e paraburgimit shtetasi Grek deklaroi se arrestimi i tij është një gabim i madh i policisë shqiptare. Ish polici i forcave speciale greke deklaron se është stervitur të mbrojë jetë dhe jo të marr.

“ Është një gabim i madh ajo që ka ndodhur me mua. Unë jam i pafajshëm dhe nuk kam bërë asnjë vrasje. Jam rritur të mbrojë jetë dhe jo të marr jetë. Policia shqiptare donte një autor dhe më arrestoi, por pa prova, madje pa armën e krimit dhe pa gjurmë gishtash. Jam i pafajshëm. U arrestova sepse kisha të njëjtën gjatësi dhe mjekër të gjatë me autorin e vrasjes. Si mundet që një njëri i stërvitur si unë, mudn të bëjë një vrasje të till e të dal lirshëm rrugëve të tiranës”?

Sicred