KRYEFAQJA » LAJME » Apeli i Banos: Na trajtoni si të barabartë!

Apeli i Banos: Na trajtoni si të barabartë!

Pas tri javëve të para të kampionatit, Lushnja ndodhet në vendin e parafundit në renditjen e superiores me vetëm 1 pikë. Për gjendjen aktuale të ekipit, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, shpjegon arsyet se pse ajo ndodhet në atë pozicion në renditje. “Në dy ndeshjet e para nuk kemi qenë në pozita të favorshme. Ndeshja e tretë ka qenë një shtysë e mirëpër ekipin. Skuadra vjen nga një kategoria e parë dhe ka probleme psikologjike. Ne nuk luajmë në qytetin tone dhe jemi pa publikun” thotë traineri Bano.
Edhe pse vjen nga një kategori më poshtë, Lushnja është një ekip që paguhet rregullisht nga bashkia. Tashmë e ekipi është pjesë e kategorisë superiore, ndaj duhet të trajtohet si të tjerët, është shprehur Bano, duke vënë theksin edhe te gjykimi.”Ne jemi pjesë e superligës dhe duhet të trajtohemi si të barabartë edhe me gjykimin. Të dhjetë ekipet e superiores duhen trajtuar njësoj që kampionati të ketë kuptim” tha traineri i Lushnjës Bano.
Të hënën, Lushnja luan ndaj Partizanit në Tiranë. Një sfidë tepër e vështirë kjo, kur të dyja skuadrat ndajnë vendet e fundit në renditjen e superiores.

Sicred