KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Anullohet koncerti i U2 në Berlin, Gjermani
Anullohet koncerti i U2 në Berlin, Gjermani

Anullohet koncerti i U2 në Berlin, Gjermani

Fansat e grupit muzikor Irlandez U2 kanë ngelur të zgjënjyer kur shfaqja e që grupi po jepte mbrëmjen e djeshme në Berlin u anullua për shkpak se Bono humbi zërin. Pasi u performuan disa këngë në skenën e Mercedes Benz Arena, Bono i kërkoi falje turmës, duke thënë “Mendoj se nuk mund të vazhdoj. Nuk është e drejtë për ju”. Publikut fillimisht iu tha se do të kishte një pushim të shkurtër, por më pas u bë e ditur se shfaqja kishte mbaruar. Ndërkohë, Bono premtoi se do ta shlyente gjithë këtë duke organizuar një tjetër performancë live në një kohë më të përshtatshme. Disa fansa thanë se u njoftua se tymi i lëshuar nga makineritë e tymit që përdoren për efekte në skenë kishte ndikuar në zërin e tij. – Bono ishte në formë shumë të mirë me zë shumë të mirë para shfaqjes, dhe ne mezi prisnim një natë të dytë në Berlnin, por pas disa këngësh, ai pësoi një humbje të plotë të zërit. Nuk e dimë se cfarë ka ndodhur por po konsultohemi me mjekët. Na vjen shuimë keq, – njoftoi grupi në një deklaratë për shtyp. Kjo ishte edhe nata e dytë e turneut Europian të U2, i quajtur Përvojë plus Pafajësi, që filloi mbrëmjen e së premtes në të njëjtën skenë. Sipas pjesëmarrësve në koncert, Bono po këndonte Reg Flag Day, apo dita e flamurit të Kuq në shqip, kur humbi zërin.

Sicred