KRYEFAQJA » LAJME » ISHP: Antraksi, 4 të infektuar, 1 i dyshuar. Bino: Vaksinimi të ishte bërë më herët

ISHP: Antraksi, 4 të infektuar, 1 i dyshuar. Bino: Vaksinimi të ishte bërë më herët

Antraksi ose sëmundja e plasjes siç njihet ndryshe, ka prekur deri më tani 3 persona nga fshati Suke në Përmet, një person në Gjirokastër, ndërkohë që dyshime ka edhe për një tjetër person në Elbasan. Harta e shtrirjes së infeksionit nga kafshët tek njerëzit vjen nga ISHP i cili po monitoron situatën duke komunikuar si me personat përgjegjës të sektorit veterinar ashtu edhe me spitalet në këto zona. Shefja e departamentit të sëmundjeve Infektive Silva Bino thekson se vaksinimi i kafshëve po kryhet tashmë, por kjo duhet të kishte ndodhur më herët që të shmangeshin këto raste. “Në të gjitha vatrat e identifikuara për Antraks, janë marrë masat përkatëse të cilat përbëjnë një bashkëpunim të sektorit veterinar .Kështu në përmet dhe Gjirokastër ka filluar vaksinimi i kafshëve për antraks. Ky vaksinim parandalon antraksin tek njerzit dhe mirë do të ishte të ishte bërë tashmë. Janë marrë masat për groposjen e kafshëve të sëmura si dhe masat në lidhje me antibiotiko-profilaksinë tek personat qe dyshohen si të rrezikuar për tu sëmurur nga Antraksi në këto vatra”. Znj. Bino tërheq vëmendjen për kujdes të veçantë ndaj konsumimit të mishit në zonat ku është shfaqur sëmundja. “I bëjmë thirrje popullsisë të cilat janë të rrezikuara për Antraks të mos konsumojnë mishin apo produktet e kafshëve të cilat dyshohet se mund të jenë të infektuara me antraks, pamvarësisht gjëndjes së tyre të dukshme shëndetësore. Shërbimi veterinar të marrë masat përkatëse në lidhje me groposjen e kafshëve dhe ndjekjen e tyre në të gjitha këto zona të cilat janë të rriskuara për antraksin”. Kafsha e infektuar nga virusi i Antraksit nuk shfaq asnjë shenje klinike të sëmundjes, dhe sapo fermeri vëren se kafsha nuk ha, ka temperaturë apo nuk jep qumësht duhet të njoftojë autoritetet. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë përdorimi i vaksinave për këtë lloj sëmundje kanë rënë ndjeshëm dy vitet e fundit .

Sicred