KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Antonio Tajani për lirinë e shtypit
Antonio Tajani, për lirinë e shtypit, flet, turqi, rajoni, evropa

Antonio Tajani për lirinë e shtypit

Çdo vit në 3 Maj, bota përkujton dhe thekson rëndësine e parimit themelor te shtypit te lire. Ne prag et kesaj dite, bashkimi evropian e vë theksin te mbrojtja e lirisë së shtypit, te pavarësia e saj dhe nderimi i punës së gazetarëve. Antonio Tajani, presidenti i parlamentit evropian, në fjalën e posaçme me këtë rast, tha se demokracia e vërtetë nuk mund të jetojë pa lirinë e shtypit. Si ish gazetar, e di sa thelbeëore është pavarësia. Pa të nuk ka as transparencë, as luftë kundër korrupsionit, qeverisje të mirë apo liri në vendimmarrje. Prandaj BE-ja është mbrojtësja më e fortë e kësaj të drejte themelore. “Fatkeqësisht, media sot ndjehet më e kërcënuar se kurre me parë, jo vetëm me regjime diktatoriale, pro edhe në ato që quhen demorkaci. Në dyert tona, Turqia është shndërruar në burgun më të madh për profesionin e gzetarit”, tha zoti Tajani. Shumë gazetarë ndodhen në burg në Kinë, Risio, vende të Amerikës Latine , Afrikë e Azi. Ne në parlamentin evropian e ngremë zërin fort kundër çdo çensure ndaj gazetarëve. Liria e bën botën vend më të mirë tha zoti Tajani, ai nuk la jashtë vëmendjes edhe mediat e reja elektronike e sociale, ku lajmet shtrëmbërohen, sajohen apo përdorin gjuhë të urrejtjes duke kërkuar përgjegjësi më të madhe për platfomra të lajmeve online.

Sicred