KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Antonio Guterres merr postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së
Gutierres: Vrasja e fëmijëve e papranueshme

Antonio Guterres merr postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së

Ish-kryeministri portugez Antonio Guterres mori më 1 janar zyrtarisht postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Që në minutën e parë si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, Guterres bëri apel për paqe duke kërkuar zgjidhje globale për të gjitha problemet me të cilat do të përballet bota në vitin 2017. “Të vendosim të vemë paqen në vendin e parë. Viti 2017 të jetë për të gjithë ne, qytetarët, qeveritë dhe liderët, viti i tejkalimit të mosmarrëveshjeve tona”, deklaroi Guterres. Ish-kryeministri portugez, zëvendëson në Pallatin e Qelqtë koreanojugorin Ban Ki-moon, i cili qëndroi në këtë post 9 vjet. Mandati i Antonio Guterresit do të jetë pesë vjet.

Sicred