KRYEFAQJA » LAJME » Ankth për Izrael – Shqipëri, sfida në RTSH
Ankth për Izrael - Shqipëri, sfida në RTSH

Ankth për Izrael – Shqipëri, sfida në RTSH

Vëmendja e sportdashësve shqiptarë, por edhe më gjerë, është përqëndruar në “Sammy Ofer Stadium” të Haifas, ku sot në mbrëmje Shqipëria do të luajë kundër Izraelit, në kuadrin e takimeve kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”, atë përballë Izraelit. Pas 5 takimesh në Grupin G, Shqipëria gjendet në vendin e katërt në grup me 6 pikë, tre më pak se Izraeli. Kjo situatë, por edhe humbja e papritur e kuqezinjve në fushën e tyre 3-0 në “Elbasan Arena” në nëntor të vitit të kaluar, bën që takimi mes tyre të konsiderohet si mjaftë i rëndësishëm.
Traineri i kombëtares shqiptare Xhani De Biasi, pas disa eksperimentesh dhe rezultatesh jo të sukseshme,  i është kthyer skemës së njohur të tij 4-1-4-1. Në fakt kjo edhe për shkak të disa mungesave. Ai ka vendosur në portë Strakoshën, në krahun e majtë Alijin në vend të Agollit, dhe më tej në qendër Gjimshiti e Mavraj, ndërsa në krahin e djathtë Hysaj. Para tyre do të jetë Kukeli, në mesfushë Roshi, Abrashi, Memushaj e Hyka. Sulmuesi kryesor do të jetë Armando Sadiku.
Ashtu sikurse është lajmëruar prej disa ditësh,  takimi Izrael-Shqipëri do të transmetohet drejtpëdrejt nga rrjeti i RTSH në orën 20:45, por emisioni special “Ëndërr Kuqezi” nis që në orën 19.30

Sicred