KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ankesat e qytetarëve mbi ndërtimin e Hidrocentraleve, flasin Ministrat
Ankesat e qytetarëve mbi ndërtimin e Hidrocentraleve, flasin Ministrat

Ankesat e qytetarëve mbi ndërtimin e Hidrocentraleve, flasin Ministrat

Ankesat e vazhdueshme të qytetarëve, në zona të ndryshme të vendit, për dhënin e lejeve të ndërtimit për Hidrocentrale nga ana e qeverisë pa kriter, e ka detyruar këtë të fundit që të nisë një tur dëgjesash me qytetarët.

Këtë të enjte, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministri i Mjedisit, kanë qenë në Labinot Mal, nga ku deklaruan, se lejet e dhëna do të skanohen, por nuk do të prishen kontratat e lidhura, në mënyrë arbitrate. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh: “Duhen respektuar kontratat të cilat janë lidhur për krijimin apo zhvillimin e këtyre HEC-eve. Ne kemi ngritur grupe pune, AKBN-ja e cila ka tagrin për të monitoruar HEC-et, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe me një grup të përbashkët nga Ministria e Mjedisit, kemi nisur punën për ti skanuar të gjitha këto HEC-e. Do jenë vendime të cilat nuk mund ti krijojnë kosto buxhetit të shtetit, pra ne nuk do të prishim kurrë në mënyrë arbitrare kontratat, por nga ana tjetër jemi të predispozuar plotësisht për të mbrojtur të drejtat e banorëve”.

Duke u ndalur në HEC-in, i cili pritet të ndërtohet në Labinot Mal, në qarkun e Elbasanit, banorët kanë theksuar, se shqetësimi mbetet te çështja e ujit të burimit të fshatit, i cili do të përdoret nga kompania që do ndërtojë hidrocentralin.

Përballë këtij shqetësimi, Ministri Klosi ka deklaruar, se është ngritur një grup pune, që po analizon të gjithë problematikën e shfrytëzimit të burimeve ujore në Shqipëri, për të mos lejuar në mënyrë kategorike përdorimin e tyre në dëm të mjedisit dhe qytetarëve. Blendi Klosi tha gjatë fjalës së tij: “Ne duam të kuptojmë nëpërmjet bisedës me ju sesa vlera ka që ne të gjejmë raportin e drejtë ku kemi mundësi për të zhvilluar industrinë dhe për të prodhuar energji të gjelbër, ku kemi mundësi që të mbrojmë mjedisin, natyrën dhe të dëgjojmë komunitetin”.

Vetëm pak ditë më parë, Konfindustria ngriti shqetësimin, për  vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës&Energjisë për ngrirjen në “grup” dhe në mënyrë të njëanshme të gjitha kontratat koncesionare të ashtuquajtuara “jo operative” të HEC-eve , çka për Konfindustrinë rrezikon të prodhojë pasoja të rënda financiare për biznesin, buxhetin e shtetit dhe të shërbejë si shkak për subjektivizëm.

 

Sicred