KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ankandi i pluhurit të Hënës
Ankandi, i pluhurit të Hënës, shkence

Ankandi i pluhurit të Hënës

Një çantë e vogel me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për 4 milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira. Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Southebaj, ku mes gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA. Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë. Në këtë fluturim astronauti, Neil Amstrong, ka mledhur edhe mostrat e pluhurit. “Nuk ka rëndësi se cilit besim I perkisni, apo se prej nga jeni dhe çfarë gjuhe flisni”, ka thënë nën kryetarja e Southbaj, Cassandra Hatton. “Të gjithë ne e kemi përjetuar ndjenjën e shikimit lart në qiell duke menduar se çfarë është duke ndodhur mes yjeve”. Çanta me pluhur është konsideruar e humbur për vite, ndonëse ka qenë në një kuti të qendrës hapsinore në Hjuston. Per momentin, pronarja e kësaj çante është avokatja nga Çikago, Nensi Li Çarlson.

Sicred