KRYEFAQJA » LAJME » Anila Leka përballë trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Anila Leka përballë trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Anila Leka përballë trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, njëherësh kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Anila Leka, është vënë përballë trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vettingu për prokuroren Leka do të kryhet nga trupa e përbërë prej Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, të cilët do të vlerësojnë kriterin e pasurisë, të figurës dhe atë profesional. Prokurorja Anila Leka ka vendosur të mbrohet vetë para trupës gjykuese dhe pa avokat. Relatorja Zhegu ka informuar se sipas ILDKPI-së, deklarimet e saj të pasurisë janë të sakta dhe të justifikuara. Sakaq është vlerësuar edhe si e aftë profesionalisht. Prokurorja Leka ka deklaruar 2 apartamente, një në Tiranë dhe një në Golem, llogari bankare, bono thesari, gjendje cash 11 mijë e 500 dollarë ndërsa si të ardhura ka deklaruar pagën vjetore. I ati i prokurores ka 7500 dollarë, ndërsa e ëma 9000 dollarë gjendje cash, nga dëmshpërblimi si ish të dënuar politikë. Vendimi për të do të jepet në ditët në vijim por sakaq të martën në sitën e vettingut do të kalojnë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj dhe prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prenci.

Sicred