KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Anija patrulluese e Marinës britanike përcjell anijet ruse
Operacioni "Sea Guard", anija ushtarake shqiptare “Butrinti” kthehet nga Egjeu

Anija patrulluese e Marinës britanike përcjell anijet ruse

Anija patrulluese e Marinës britanike ka përcjellë anijet ruse përmes kanalit La Mansh, njoftoi ministria britanike e Mbrojtjes. Përmes një deklarate të saj thuhet se kjo është shenja e fundit e rritjes së aktivitetit detar rus pranë ujërave britanike gjatë sezonit të festave. Anija e Marinës Mbretërore Westminster u dërgua për të monitoruar lëvizjen e katër anijeve ruse gjatë fundjavës, të cilat po kalonin pranë ujërave britanike dhe shkonin në veri. Besohet se anijet ruse me varka ndihmëse po ktheheshin nga operacionet në Lindjen e Mesme. “La Manche është shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe dhe është me rëndësi që Westminster dhe Marina Mbretërore ta monitorojnë lidhjen kyçe strategjike”. Në deklaratën e ministrisë britanike thuhet se Rusia e ka rritur me 10 herë aktivitetin detar në ujërat pranë Britanisë dhe në Atlantikun e Veriut në këtë dekadë.

Sicred