KRYEFAQJA » LAJME » Anija “Aquarius”, ministri Salvini nuk i jep leje ankorimi
"Akuarius" drejt Valencias

Anija “Aquarius”, ministri Salvini nuk i jep leje ankorimi

Një anije shpëtimi me 629 emigrantë në bord është bllokuar në Mesdhe, pasi Ministri i ri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini nuk i dha leje që të ankorohet në portet e Italisë. Bëhet fjalë për anijen “Aquarius” të organizatës bamirëse gjermane SOS Meditterrane, e cila shpëtoi qindra emigrantë në ujërat libiane. Salvini tha se është Malta që duhet t’i marrë ata emigrantë, diçka që është hedhur poshtë nga autoritetet malteze. “Malta nuk pranon askënd. Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë. Nuk është e mundur që Malta t’i thotë jo çdo kërkese ndihmë, pasi në fund të fundit, zoti e ka vendosur më pranë Afrikës se sa Sicilia”, deklaroi Salvini.
Por sipas autoriteteve malteze, emigrantët u shpëtuan në ujërat libiane dhe janë nën juridiksionin e Italisë. Për me tepër, Malta as nuk është përfshirë dhe as koordinuar me aktorë të tjerë për shpëtimin e tyre, si gjithnjë.
Ndërsa debati vazhdon, qindra e emigrantëve kanë mbetur në det dhjetëra kilometra larg Italisë dhe Maltës. Agjencia e OKB-së për emigrantët u bëri thirrje shteteve të përfshira që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe të lejojnë zbarkimin e emigrantëve. Shumë nga emigrantët u shpëtuan në ujërat e kontrolluara nga Libia, një rrugë e zakonshme për emigrantët pa dokumente që përpiqen të hyjnë në Evropë nga Afrika Sub-Sahariane. Rreth 400 u shpëtuan nga Marina italiane, rojet bregdetare italiane dhe anijet tregtare përpara se të transferoheshin tek anija Aquarius.

Sicred