KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Anija amerikane sulmon anijen iraniane

Anija amerikane sulmon anijen iraniane

Një anije e marinës amerikane që patrullonte në Gjirin Persik hapi zjarr në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje iraniane të Gardës Revolucionare, në momentin kur ajo iu afrua shumë pranë. Anija amerikane “Thunderbird” gjuajti “disa të shtëna paralajmëruese” në drejtim të anijes iraniane kur kjo u afrua me shpejtësi brenda kufirit prej 140 metrash nga anija amerikane. Të shtënat ishin masa ekstreme që ndërmori luftanija amerikane, pasi anija ushtarake iraniane nuk iu përgjigj thirrjeve me radio, përfshirë edhe pesë sinjalizime zanore nga anija e marinës amerikane, një simbol ndërkombëtar që paralajmëron rrezik. Sipas zyrtareve amerikane, kur ndodhi incidenti, dy anije të rojes bregdetare të Shteteve të Bashkuara po patrullonin sëbashku me anijen “Thunderbird”. Muajin e kaluar, një anije ushtarake iraniane vuri në shënjestër me lazer një helikopter amerikan që po shoqëronte tre anije ushtarake amerikane në ngushticën e Hormuzit.

Sicred