KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Anglia vuan, por triumfon “in-extremis” ndaj Tunizisë

Anglia vuan, por triumfon “in-extremis” ndaj Tunizisë

Anglia ka vuajtur, madje deri në fund, por ia ka dalë sidoqoftë të marrë një fitore mjaft të vyer në ndeshjen e saj të parë në “Rusi 2018”, duke mundur Tunizinë 2-1.  Në fakt, në sfidën e zhvilluar në Vollgograd, Anglia e ka përligjur ardhjen e saj si favorite në këtë përballje me afrikanoveriorët, duke dominuar në minutat e para, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Megjithatë, goli do të vijë për anglezët pas 11 minutash lojë, kur kapiteni Herri Kejn do të përshëndesë rrjetën e portës tuniziane.

Goli duket se i ka bërë anglezët të vetëkënaqet, pasi ata mjaftohen me administrimin e lojës, ndërsa Tunizia nis të reagojë dhe ta hedhë vështrimin gjithnjë e më tepër drejt portës kundërshtare. Dhe në një episod të konfirmuar edhe sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos, Uokër ka goditur me bërryl Ben Jusefin dhe kryesori kolumbian bën me dorë nga pika e bardhë. Godet Sasi dhe, përtej përpjekjes së portierit anglez, shënon.

Tunizia do ta mbrojë me shumë efikasitet golin e shënuar, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në barazim 1-1. Kjo skemë e afrikanoveriorëve do të funksionojë deri në minutën e parë të kohës shtesë, kur përpjekjet deri në atë moment, të paqarta të anglezëve, finalizohen me sukses edhe një herë tjetër nga kapiteni Kejn.

Anglia fiton 2-1 dhe i bashkohet Belgjikës në krye të renditjes së grupit G, ndërsa shkon në sfidën me Panamanë e ndërgjegjshme se një tjetër fitore e kualifikon.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred