KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Anglia, sa mund për të dalë në çerekfinale
Anglia, sa mundim per tu kualifikuar

Anglia, sa mund për të dalë në çerekfinale

Me takimin midis Anglisë dhe Kolumbisë, që është vendosur nga goditjet e 11-metërshve, është mbyllur edhe turi i 16-shes së Kampionatit të 21-të Botëror të Futbollit, duke përvijuar kështu betejat çerekfinale.

Në fakt, ndeshja e zhvilluar në Stadiumin e Spartakut në kryeqytetin rus, Moskë, i ka mbyllur me rrjeta të paprekura 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, Anglia do ta gjejë golin falë një 11-metërshi, të fituar në minutën e 57-të. Herri Kejn nuk gabon nga pika e bardhë dhe firmos epërsinë e anglezëve dhe golin e tij të 6-të në këtë Botëror. Kejn është për momentin golashënuesi më i mirë i Botërorit “Rusi 2018”, por Anglia dëshmoi edhe njëherë se i mungon aftësia për ta mbyllur ndeshjen në favor të saj, pasi në minutën e 3-të shtesë, nga 4 të tilla, Kolumbia do të barazojë shifrat me anë të Jerri Minës, që firmos golin e tij të 3-të në këtë Botëror.

Kjo bën që gjithçka t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila, që sidoqoftë nuk sjellin gol, duke ia lënë fjalën llotarisë së 11-metërshve. Ndonëse Anglia gabon e para, me Ospinën që i pret goditjen e 3-të Hendersonit, kolumbianët do të gabojnë goditjen e 4-t dhe të 5-të, me Uriben dhe Bakën. Kjo bëri që Erik Dajer të jetë njeriu që vulos fatin e ndeshjeve dhe ai nuk gabon, duke vulosur kualifikimin e Anglisë, por edhe duke i dhënë fund një mallkimi historik të saj nga pika e bardhë.

Është plotësuar tanimë tabloja e çerekfinaleve të Botërorit të këtij viti dhe 4 çiftet janë Uruguai-Francë, Brazil-Belgjikë, Suedi-Angli, Rusi-Kroaci.

Sicred