KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Anglia mund Suedinë dhe kalon në katërshen e FIFA Rusi 2018
Anglia mund Suedinë dhe kalon në katërshen e FIFA Rusi 2018

Anglia mund Suedinë dhe kalon në katërshen e FIFA Rusi 2018

Anglia vazhdon marshimin e saj në Botërorin e 21-të të Futbollit, pasi ka fituar të shtunën 2-0 ndaj Suedisë, në çerekfinalen e 3-t, duke siguruar kështu vendin midis 4 më të mirave të “Rusi 2018”. Nga një gol për secilën pjesë loje u ka mjaftuar anglezëve për të mposhtur nordikët. 
Në fakt, sfida e zhvilluar në Samara është vendosur në favor të ishullorëve nga dy gola falë goditjeve me kokë, të shënuar nga një për secilën pjesë loje. Anglia do ta gjejë golin e epërsisë pas një gjysmë ore lojë, kur Herri Meguajër do të fitojë betejën ajrore me mbrojtjen suedeze dhe do ta përcjellë topin në rrjetë.
Me këtë epërsin minimale do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa ajo e dyta do të jetë kryesisht e barazpeshuar, por ajo që do të bëjë diferencën do të jetë minuta e 59-të, kur një tjetër goditje me kokë, këtë radhë nga Dele Ali, do të prehet në rrjetë. 2-0 dhe Anglia do ta administrojë epërsinë deri në fund, duke siguruar kështu, për herë të 3-të në histori, vendin në gjysmëfinalen e një Botërori.
Dy herët e mëparshme kanë qenë Botërori i 1966-ës, ku triumfoi në shtëpi, dhe ai i 1990-ës, në Itali, ku u mund vetëm pas goditjeve të 11-metërshve përballë Gjermanisë. Supersticiozët do të kujtojnë ndërkohë, se e vetmja herë që Anglia ka shënuar më tepër se 10 gola në një Botëror, ka qenë pikërisht 1966-ta.

.

Sicred