KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Angli, mijëra tifozë nënshkurjanë një peticion për trajnerin Southgate

Angli, mijëra tifozë nënshkurjanë një peticion për trajnerin Southgate

Edhe pse Anglia nuk shkoi dot në finalen e Botërorit rus, trajneri i përfaqësueses së tre luanëve ka fituar zemrat e gjithë tifozëve në mbarë vendin. rrugëtimi i kombëtares së Anglisë në Rusi ka qenë i shkëlqyer, kjo falë djemve që kanë veshur fanellën e kombëtares si dhe drejtimit profesional të Sauthgejt. Për këtë, të gjithë kanë vendosur që ai të bëhet kalorës dhe të marrë titullin Sër. Me anë të një peticioni, i cili deri tani është nënshkruar nga 6000 njerëz, por që pritet të arrijë deri në 7.500, që është edhe minimumi i nënshkrimeve për të bërë një kërkesë të tillë, do t’i kërkohet familjes mbretërore që Sauthgejt të marrë titullin. Në Peticion shkruhet: “Ne vërtet u mundëm nga Kroacia, por përfaqësuesja jonë vjen kthehet me kokën lart, pasi shkoi në gjysmëfinalen e një botërori, e cila i mungonte që nga 1990. Për punën e mirë që ka bërë Sauthgejt me ekipin tonë kombëtar meriton të bëhet kalorës, sepse ai arriti ta çojë ekipin tonë deri atje ku gjithë Anglia mund të krehohet”. Trajneri 47-vjeçar ka edhe një betejë për të zhvilluar, duhet të mundë belgjikën për vendin e tretë e të katërt të botërorit.

Sicred