KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Angli – Kroaci, Sauthgejt dhe Daliç mes emocioneve
Angli - Kroaci, Sauthgejt dhe Daliç mes emocioneve

Angli – Kroaci, Sauthgejt dhe Daliç mes emocioneve

Në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit “Rusi 2018”, do të luajnë Anglia me Kroacinë, të cilat do të synojnë finalen e madhe me Francë më 15 korrik.
Për trajnerin e anglezëve Gareth Sauthgejt, kjo ka qenë një përvojë që i ka kapërcyer pritshmëritë. “Ne po e shijomë këtë udhëtim. Erdhëm këtu për ta shijuar të luajturit futbollit dhe kemi qenë një nga skuadrat më të reja, me më pak përvojë në këtë Botëror, por kurrë nuk e kishim menduar që do të shkonim kaq larg” tha ai. Për trajnerin anglez skuadra e tij ka hyrë tashmë në histori. “Ne kemi shkruar disa kapituj të rinj në histori, siç ishte fitorja më e thellë e Anglisë në Botëror, fitorja e parë në 10 vjet në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, fitorja e parë në çerekfinale prej shumë më tepër vitesh, e të tjera. Kështu që thjesht po kërkojmë të thyejmë rekorde të tjera” thotë Sauthgejt.
Në anën tjetër, trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç, ka theksuar se skuadra e tij është nëvlerësuar vazhdimisht, por ky Botëror ka qenë ndryshe.
“Nuk ka pse të çuditemi që Kroacia është midis 4 më të mirave të këtij Botërori, duke patur parasysh cilësinë e lojtarëve tanë, gjë që është dëshmuar qartë në fushën e lojës. Ky brez është nënvlerësuar për shumë kohë, për shkak të rezultateve të dobëta, por lojtarët i kanë treguar cilësitë e tyre në këtë Botëror” tha Daliç.
Daliçi vlerëson lart edhe kontributin e Luka Modriçit në përfaqësuesen kroate. “Në nivel klubi, Luka ka arritur gjithçka të mundshme. Por nuk ka ndodhur kështu me ekipin përfaqësues. Duke qenë se ky është Botërori i tij i fundit, edhe për shkak të moshës së tij, dhe jam krenar që ai është midis lojtarëve më të mirë të këtyre 4 skuadrave gjysmëfinaliste” tha Daliç.
Sfida e dytë gjysmëfinale, Kroaci-Angli, luhet sonte duke nisur nga ora 20:00, në Stadiumin “Luzhnjiki” të Moskës.

Sicred