KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Angazhimi i Peleshit: Do ndjek çdo projekt dhe ide për bujqësinë!

Angazhimi i Peleshit: Do ndjek çdo projekt dhe ide për bujqësinë!

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi është angazhuar dhe po ndjek nga afër çdo interesim të fermerëve për të përfituar nga skemat e mbështetjes financiare, me qëllim kthimin e besimit për të gjithë aktorët pjesëmarrës për aplikimet dhe përfitimet nga këto skema.“Unë personalisht do të hap një dosje për secilin prej jush, në kuptimin që do të ndjek se si do të shkojë fati i një “projekt –ideje”, të shprehur sot këtu dhe do ta ndjekë si procedurë, si aplikim, deri në fund” tha ai ,
Takimet shërbejnë si një urë komunikimi midis institucioneve qendrore, shoqatave dhe anëtarëve të tyre, të cilët do të jenë përfituesit konkretë të ketyre skemave. Siç dihet bujqësia është një sektor me potencial të madh dhe burimi kryesor i të ardhurave për pjesën dërmuese të zonave rurale në Shqipëri.
Masa tjetër parashikon investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe peshkimit.

Sicred