KRYEFAQJA » LAJME » Anashkalohet debati i buxhetit, akuza të ndërsjellta PS-PD

Anashkalohet debati i buxhetit, akuza të ndërsjellta PS-PD

Drogë e krim ishin sërish sot kyefjalë e debateve mes mazhorancës dhe opozitës në séancë plenare edhe pse në rend dite janë për diskutimin buxheti dhe paketa fiskale 2018 nën për nen. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për përfshirjen e tij dhe njerzve të tij të afërt në lidhje me krimin. Ai u shpreh duke thënë: “ Dosja italiane nuk citonte Edi Ramën, megjithë dëshirën që do të kisha. Edi Ramën e akuzoi vetë Edi Rama kur u bë parzmore atij që shteti dhe kushtetuta i kish besuar luftën ndaj trafiqeve. Rrethi i kuq po i ngushtohet, dosja e Xibrakut i qëndron si shpata e Demokleut mbi qafën e tij.” Rama replikoi shumë thjeshtë duke thënë se: “ Ju ske çiu thua fare. Ju vini në parlamenti e thoni “Droga, droga, droga!”. Ne si mazhorancë kemi punën tonë.” Ndërkohë që në fjalën e tij kryeministri Rama foli edhe për amendamentet e propozuara nga PD duke i cilësuar si qesharake dhe si të ripërtërira nga premtimet elektorale të vitit 2015. Në kundërpërgjigje kryedemokrati Basha u shpreh se këto propozime bazohen dhe zbatohet në të gjitha vendet europiane. Por sërish debati u kthye në akuza të ndërsjellta për krimin e organizuar, korrupsionin e drogën . “Shiko si e katandise grupin parlamentar. Gjysma të dalë nga burgu. Ti je Kryeministri, ti e mbushe Shqipërinë me drogë dhe tani thua ju lutem më ndihmoni të luftoj drogën.”-u shpreh Basha. Rama iu përgjigj duke thënë se: “ Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, e përgëzon qeverinë, që nëse iu dëgjon juve duhet të kishin zbritur forcat e NATOs këtu e jo më të përgëzohemi. Apo mos ndoshta e kemi lobuar me para biznesesh guackë? E kaloi Bilali do ta kalosh edhe ti. Ta siguroj këtë gjë.” Me këtë fjali e mbylli dhe Kryeministri replikën e tij ndaj Bashës.

 

Sicred