KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Analizë e sulmeve terroriste në Europë

Analizë e sulmeve terroriste në Europë

Sulmi në Las Ramblas të Barcelonës, është i fundit nga incidentet vdekjeprurës me automjete të shënuara në Perëndim, si pasojë e të cilëve 129 persona kanë humbur jetën që nga viti 2014. Sulmet me automjete ndaj civilëve janë bërë një metodë e preferuar e terroristëve gjatë tre viteve të fundit pasi agresorët e përfshirë në to nuk kanë nevojë për trajnim apo ekspertizën që duhet per t’u mësuar taktikat konvencionale, sic janë sulmet me bomba. Tre vite më parë, Abu Muhamed Al-Adnani, zëdhënës i shtetit islamik, u bëri thirrje mbështetësve të këtij grupi terrorist të ndërmerrnin sulme në Perëndim duke përdorur autmojetet si armë. Më vdekjeprurësi i këtyre sulmeve ishte ai i vitit të shkuar në Nisë, ku një terrorist u mori jetën 84 personave që po festonin Ditën e Bastijës. Një pjesë e madhe e këtyre sulmeve me automjete janë frymëzuar nga ISIS por taktika është kopjuar edhe nga agresorë të motivuar nga të tjera ideologji. Në qershor të këtij viti, një fanatik antimusliman, vrau një person dhe plagosi 11 të tjerë, kur ai mësyu me automjete drejt një grupi muslimanësh të cilët po festonin Ramazanin jashtë një xhamie në veri të Londrës. Sipas dëshmitarëve, agresori thirri “Dua t’i vras të gjithë muslimanet… unë e bëra pjesën tim”. Të shtunën që lamë pas, një ekstremist i krahut të djathtë vrau një grua ndërsa mësyu me makinë drejt një grupi protestuesish anti-racistë në Sharlotsvill të Virxhinias, SHBA. Sulmet me automjete nuk janë krejtësisht të reja. Al Kaeda bëri thirrje për sulme të tilla në vitin 2010. Në 2006-ën, Muhamed Taheri-Azar plagosi nëntë përsona ndërsa drejtoi me shpejtësi automjetin e tij drejt një turme në mjediset e Universitetit Çepël Hill në Karolinën e Veriut, SHBA. Terroristët palestinezë gjithashtu e kanë përdorur shumë këtë taktikë. Por çka është e re në lidhje me këto sulme është shpeshtësia e tyre. Vetëm në 12 muajt e fundit, në Europë janë ndërmarrë 8 sulme me automjete ndaj civilëve, përfshi edhe atë të orëve të para të së premtes në Kambrills të Spanjës, ku u raportuan 7 të plagosur.

Sicred