KRYEFAQJA » LAJME » Analiza vjetore e Policisë së Tiranës

Analiza vjetore e Policisë së Tiranës

Policia e Tiranës zhvilloi analizën vjetore. Sipas statistikave të publikuara në këtë analizë, vitin e kaluar u shënuan 191 vepra penale më shumë se 2015. Shifrat flasin për 640 vepra penale, me 293 të ndaluar apo arrestuar. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se janë shmangur ngjarjet e rënda brenda familjes, por thekson se duhen vendosur objektiva konkrete për të luftuar fenomene të cilat e rëndojnë shëndetin e shoqërisë. Ndërsa referuar statistikave për lëndën narkotike vetëm vitin e kaluar janë sekuestruar rreth 6 kg heroinë, 3 kg më shumë se 2015, rreth 3 kg kokainë dhe rreth 558 kg kanabis, afërsisht 375 kg më shumë se 2015. Ajo që bie në sy numrin më të lartë të telefonatave në sallën operative e zënë parkimi i gabuar ose aksidentet me 17121 raportime, ndërsa në vend të dytë renditen telefonatat e pavlefshme, me 8538 raportime. Ankesa janë 8232 raportime, korrupsion 586 raportime, armëmbajtje dhe dhunë 467 raportime dhe vjedhje 438 raportime.

Sicred