KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Analiza për koalicionin e mundshëm të Merkel
Analiza, për koalicionin e mundshëm, të Merkel

Analiza për koalicionin e mundshëm të Merkel

Pas daljes në opozitë të Social Demokratëve, koalicioni më i mundshëm qeveritar që mendohet se do të krijohet në Gjermani nga Kancelarja Angela Merkel është aleanca me Partinë e Lirë Demokratike (FDP) dhe të Gjelbrit, e cila ka marrë edhe emrin Xhamajka, për shkak të ngjyrave të partive që e përbëjnë “ e zeza për CDU-në, e verdha për FDP-nw dhe të Gjelbrit. Por mes partisë së Merkel dhe patnerëve të saj potencialë, ekzistojnë ndryshime në përqasjet ndaj çështjeve të ndryshme sic është Europa, imigracioni, apo arsimi. “Politika nuk është matematikë, u shpreh lideri i partisë FDP, Kristian Lindner, duke paralajmëruar Merkel se partia e tij do të kërkonte një ndryshim në rrjedhën e politikës gjermane. Por zonja merkel nuk po përballet vetëm me sfidën e arritjes së një koalicioni. Asaj gjithashtu do t’i duhet të arrijë një kompromis mbi imigracionin me partinë motër të CDU-së në Bavari, CSU-në, e cila pati humbje të mëdha gjatë zgjedhjeve të së dielës dhe do të përballet me votimet për kuvendin e shtetit të Bavarisë vitin e ardhshëm. Bavaria është pika e mbërritjes për shumicën e migrantëve të paligjshëm që hyjnë në gjermani, dhe partia e estremit të djaltë AfD, e cila platformën e saj e ka të fokusuar kunder migrantëve, ka arritur të marrë 12.4 përqind të votave atje, duke tërhequr votuesit e CSU-së. CSU-ja kërkon që limiti i migrantëve që pranohen në vend të jetë shifra 200 mijë në vit. Por zonja Merkel e kundërshton këtë kufi, ashtu sic duket ta kundërshtojnë dhe të Gjelbërit. FDP kërkon një sistem imigracioni të bazuar në modelin Kanadez, të gjelbrit duan të lejojnë bashkimet familiare. Por zonja Merkel gjtihashtu po përballet me një detyrë të vështirë për arritjen e një gjuhe të përbashkët sa i takon Europës, sidomos pas fjalimit të djeshëm të presidentit francez Emanuel Makron, i cili bëri thirrje që eurozona të kishte buxhetin dhe ministrin e vet të financave, çka kundërshtohet nga partneret e mundshëm FDP . Sipas kryetarit të kësaj partie, Lindner, një buxhet i përbashkët për eurozonën do të nënkuptonte transferta automatike financiare nga vendet më të pasura të eurozonës tek ato më të varfra. Të gjelbrit I mbështein planet e Makron, por CSU-ja e Bavarisë kundërshton ngritjen e instutcioneve të reja të BE-së siç është ministri i financës së eurozonës.

Sicred