KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Analiza pas zgjedhjeve e partisë ekstremiste gjermane AFD
afd

Analiza pas zgjedhjeve e partisë ekstremiste gjermane AFD

Për të parën herë në Gjermaninë e pasluftës, një parti e ekstremit të djathë, ia doli të hyjë në parlament me një listë deputetësh disa prej të cilëve njihen për qëndrimet e tyre anti-semitike dhe neo-naziste. Alternativa për Gjermaninë, e njohur me inicialet AfD, fitoi 12.6 përqind të vendeve në parlament, duke u bërë kështu partia e tretë më e madhe pas Kristian Demokratëve të Merkel dhe Social Demokratëve të qendrës së majtë. Mesazhet e kësaj partie gjatë fushatës ishin kundër migrantëve, e konkretisht kundër muslimanëve, për marrëdhënie më pak të afërta me bashkimin europian, si dhe shfaqnin përbuzje ndaj globalizimit. AfD gjithashtu predikon mesazhin se Gjermania po shfrytëzohet ekonomikisht nga fqinjët e saj si dhe përcmon gjuhën e përfshirjes shoqërore e përdor retorika të cilat mund të përshkruhen si politikisht jokorrekte. Shembulli më I qartë mund të konsiderohet deklarata e njërit prej liderëve të kësaj Partie, Aleksandër Gauland, që zotua dje se partia e tij do të luftonte pushtimin e gjermanisë nga të huajt. Kjo parti u themelua në vitin 2013, nga njerëz që u mblodhën për të kundërshtuar bashkimin Europian dhe monedhën e përbashkët Europ, por edhe pagesat që taksapaguesit gjermanë jepnin për Greqinë. Por ishte qëndrimi kundër imigrantëve ai që e bëri AfD-në të njohur. Për shkak të ankthit të krijuar në vend nga 1 milion refugjatët nga lindja e mesme, mbështetja popullore për këtë parti arriti kuotën 15 përqind, megjithëse kjo shifër nuk u reflektua në votimiet e së dielës. Rezultati që kjo parti arriti në këto zgjedhje, ka bërë që partia e kancelares merkel të jetë në një pozicion të dobët për formimin e një koalicioni qeveritar. 94 mandatet që AfD ia doli të fitojë në parlamentin prej 709 anëtarësh, e bëjnë atë jo pak të rëndësishme në planin kombëtar. Megjithatë, ajo nuk do të arrijë të ketë rolin e paritsë kryesore opozitare, pasi ky rol do të luhet nga ish-partnerët e Merkel, social demokratët, që rrëzuan dje hipotezat për aleancë qeverisëse me kancelaren. Ndërkohë edhe brenda vetë AfD-së janë shfaqur në publik mosmarrëveshjet e para, pasi një nga anëtarët e saj të lartë, Frauke Petri, doli në mënyrë demostrative nga konferenca për shtyp e bashkëkryetarëve, duke thënë se nuk do të ishte pjesë e grupit parlamentar të partisë. Për analistët, influenca më e madhe që do të ketë kjo parti mund të konsistojën në imponimin e çuarjes së debatit politik drejt së djathtës, duke i detyruar të tjerët të miratojnë versione më të buta të disa prej qëndrimeve të kësaj partie.

Sicred