KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Analiza e zgjedhjeve në Gjermani
Analiza e zgjedhjeve në Gjermani

Analiza e zgjedhjeve në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela merkel ka arritur të fitojë një mandat të katërt , por zgjedhjet e djeshme parlamentare shënuan edhe një ngritje të nacionalistëve. Blloku I saj konservator CDU/CSU pa rezultatin më të keq të 70 viteve të fundit, por megjithatë mbetet më i madhi në parlament. Parteri i koalicionit, partia social demokrate SDP, është shprehur se do të jetë në opozitë pas humbjes më të madhe që ka përjetuar në histori. Për shkak të mospranimit nga SDP për pjesëmarrje në aleancën qeverisëse, procesi i formimit të një koalicioni të ri mund të zgjasë disa muaj. Ndërsa partia e ekstremit të djahtë Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka fituar mandate deputetësh që e rendisin atë si partinë e tretë më të madhe në Bundestag, çka ndezi protesta në vend. Dhjetra protestues u mblodhën mbrëmjen e së dielës jashtë selisë së kësaj partie në Berlin. Disa prej tyre mbanin pankarta ku shkruhej Refugjatët janë të mirëpritur. Protesta u mbajtën edhe në qytete të tjera, duke përfshirë Frankfurtin dhe Këlnin. Ndërsa aleanca e saj ka mbetur më e madhja, ky është rezultait më i keq i arritur nga Kristian Demokratët dhe Bashkimi Kristian Social që nga 1949-a, vit kur në vend u mbajtën zgjedhjet e para që pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Duke folur për mbështetësit pas shpalljes së rezultatit, zonja Merkel, e cila ka qenë kancelare për dymbëdhjetë vitet e fundit, u shpreh se kishte shpresuar për një rezultat më të mirë. Megjithatë, ajo theksoi se do të dëgjonte shqetësimet e votuesve të Alternativës për Gjermaninë në mënyrë që të fitonte sërish mbështetjen e tyre. Zonjë Merkel gjithashtu u shpreh se do të fokusohej në cështje ekonomike dhe të sigurisë, si dhe shkaqet e migracionit. Analistët shprehen se zgjedhjet e fundit në gjermani, do të shënohen në librat e historisë për dy arsye. E para është që zonja Merkel u zgjodh për herë të katërt, por me rezultatin më të keq. Arsyeja e dytë është përfaqësimi në parlament inacionalistëve të krahut të djathtë, që tashmë janë pjesë e establishmentit gjerman.

Sicred