KRYEFAQJA » LAJME » Analistë e gazetarë kundër keqpërdorimit të fjalës së lirë

Analistë e gazetarë kundër keqpërdorimit të fjalës së lirë

Përballja e opinionit publik ditën e martë me arrestimin e një gazetari për shkak të gjuhës fyese dhe nxitje së urrejtjes, ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda komunitetit të gazetarëve. Që nga mosprekja e fjalës së lirë e deri te diskutimi se çfarë përfaqëson për këtë fjalë gazetari në fjalë, unioni i gazetarëve shqiptarë dhe gazetari i lirë Enkel Demi ballafaqojnë ide të ndryshme.

“Rasti i publicistit Myftaraj është një rast që ka shkaktuar ndjeshmëri të lartë publike për arrestimin, por kjo nuk do të thotë se ne si organizatë nuk distancohemi nga gjuha fyese, nga dhuna verbale në përgjithësi dhe nga krimi verbal që prevalon në të ashtu quajturin debat publik në shoqërinë e sotme shqiptare” tha kryetari unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa.

Ndërsa gazetari Enkel Demi “ai që ka lëshuar ato fjalë për zonjën Vlahutin nuk është gazetar. Domethënë unë nuk mund të pranoj që ushtroj të njëjtin profesion si ai. Ai është përfaqësuesi tipik i gjirizit shqiptar ku për fat të keq media dhe rrjetet sociale i kanë dhënë zë ca njerëzve që janë të lojtur nga fiqiri. Ai duhet të iki të kurohet”.

Ngjarja për të cilën shkrimtari i madh Ismail Kadare reagoi me autoritetin e tij krijues, që mori falenderimet e mbështetjen edhe të komisionerit Hahn, ka dhe anën tjetër të medaljes publike nëse konsiderohet shkak apo jo qëndrimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë në vend.

“Ne si organizatë kemi një simpati për reagimin intelektual të shkrimtarit të madh Ismail Kadare i cili në emer të mbrojtjes dhe partneritetit me institucionalizmin ndërkombëtar dhe sidomos me diplomacinë preventive që është në shqipëri kerkon që të ketë distancime të kësaj natyre. Personalisht i përfshihem këtij distancimi” tha zoti Çipa.

“Unë vetë mendoj që zonja Vlahutin nuk ka qënë në lartësinë e duhur të një ambasadoreje te Bashkimit Europian por kjo nuk do të thotë që unë mund të marr përsipër të ngrej një koloni ndëshkimore për zonjën Vlahutin, për zotin Withers që ka qënë dikur ku ka pasur edhe ai një problematikë të kësaj natyre, për zotin Lu apo për çdo lloj mysafiri që ne e kemi të akredituar në shqipëri” tha nga ana e tij gazetari Enkel Demi.

Sicred