KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ana Kodra përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngëve për Fëmijë
Ana Kodra, përfaqëson Shqipërinë, në Festivalin Europian të Këngëve për Fëmijë

Ana Kodra përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngëve për Fëmijë

Këngëtarja 10-vjeçare Ana Kodra gjendet këto ditë mes parapërgatitjeve për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngëve për Fëmijë: Junior Europian Song Contest, që do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë pas pak ditësh, në 26 nëntor. Kënga e saj me mesazh për mjedisin: “Mos ma prekni pemën” e kompozuar nga Kristi Popa e me tekst të Jorgo Papingjit është shpallur fituese afro një muaj më parë në festivalin Junior Fest, në një garë mes 16 këngëve për fëmijë të moshës 9-14 vjeç, të kënduara live në sallën e Akademisë së Arteve, e transmetuar ekskluzivisht nga rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, i cili është edhe organizatori i këtij festivali. Festivali bëri bashkë kompozitorë të njohur e këngëtarë të vegjël nga gjithë Shqipëria, por edhe nga shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë. Ndërsa kënga “Mos ma prek pemën”, kënduar nga vogëlushja Ana Kodra u përzgjodh nga një juri e përbërë nga mësues të 7 shkollave të muzikës në të gjithë vendin.

Sicred