KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ana Kodra fiton Festivalin për Fëmijë “Junior Fest”
Ana Kodra fiton Festivalin për Fëmijë "Junior Fest"

Ana Kodra fiton Festivalin për Fëmijë “Junior Fest”

10 vjeçarja Ana Kodra me këngën “Mos ma prekni pemën” është fituesja e Festivalit për Fëmijë “Junior Fest”, një prodhim ky i Radio-Televizionit Shqiptar. Krijuesit e saj janë muzikanti Kristi Popa dhe poeti Jorgo Papingji. Me këtë këngë vogëlushja Ana Kodra do të marrë pjesë në Junior Europian Song Contest që do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë në 26 nëntor. Festivalit për Fëmijë “Junior Fest” u transmetua të shtunën drejtpërdrejtë në rrjetin tokësor dhe satelitor të Radio Televizionit Shqiptar: në RTSH 1 , RTHS MUZIKË si dhe në Radiotelevizionin e Kosovës RTK 1. RTSH bën të ditur me këtë rast se shqiptarët në mbarë botën mund të ndjekin paketën RTSH dhe në telefonat inteligjent duke instaluar aplikacionin RTSH TANI. Ai gjendet falas në Play Store per pajisjet android dhe tek App Store për pajisjet IOS.

Sicred