KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Amnesty International: Raport mbi retorikën politike nga udhëheqësit botëror

Amnesty International: Raport mbi retorikën politike nga udhëheqësit botëror

Amnesty International, ka publikuar një raport mbi retorikën politike të përdorur gjatë vitit 2016 nga udhëheqësit politik në të gjithë botën. Sipas këtij raporti gjatë vitit 2016 është shënuar një rritje e retorikes helmuese dhe përçarëse në politikë, ndërkohë që është rritur edhe indiferenca ndërkombëtare ndaj krimeve që ndodhin në vende si Siria, Jemeni dhe Sudani i Jugut. “Nëse ju mendoni për vitin 2016, në vlerësimin tonë, ishte një vit i njollosur nga injoranca, duke harruar dhe përbuzjen e të drejtave të njeriut, të grave, burrave dhe fëmijëve,”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International, Salil Shetty, gjatë në konferencë në Paris, duke shtuar se: “Viti 2016 ishte një vit në të cilin retorika helmuese politike shënoi rritje në të gjithë botën”. Raporti, “Gjendja e të drejtave të njeriut në botë”, i publikuar nga Amnesty International, hedh një dritë të ashpër mbi abuzimet që kanë ardhur nga përpjekjet e qeverive për të shtypur lirinë e shprehjes në vende të tilla si Etiopia dhe Bangladeshi. Amnesty International parashikon që në vitin 2017 të ketë “kriza të vazhdueshme”.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të organizates, “2017-ta ka nevoje për heronj të të drejtave të njeriut” për të luftuar retorikën e urrejtjes, e cila ka nxjerrë “anën e errët të natyrës njerëzore” dhe ndikon gjithnjë politikat qeveritare. Raporti prej 408 faqesh i Amnesty International përfshin një studim të 159 shteteve dhe territoreve, në përpjekje për të treguar se si njerëzit vuajnë nga konflikti, zhvendosja, diskriminimi ose shtypja.

Sicred