KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Amforat, pasuria e madhe e ujrëve shqiptare

Amforat, pasuria e madhe e ujrëve shqiptare

Edhe pse deti apo toka shqiptare ka pasur me mijëra amfora, në Muzeun Historik Kombëtar gjenden vetëm 4 copë. Ndërsa në Muzeun Arkeologjik vetëm 6 copë. Ato janë kryesisht objekte të falura si dhurata para viteve ’90-të. Më shumë amfora gjenden në bar-restorante apo në muzeumet e koleksionistëve, që nuk dihet se si kanë përfunduar tek ata. Edhe rrjetat e peshkatarëve bashkë me peshqit vazhdojnë të nxjerrin edhe amfora, që më pas i shesin ku ata dëshirojnë.
Por shumë amfora gjenden ende nën ujërat tona. Në anije të mbytyra, të cilat mbartnin shumë të tilla, pasi amfora nga antikiteti romak nga ku ka origjinën e deri në mesjetë ishte e vetmja enë qeramike për të transportuar vajin apo verën. Por arkeologët nuk japin vendndodhjet e sakta të këtyre amforave nënujore.

Sicred