KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » AMF sqaron lidhur me sigurimin për pasuritë e patundshme apo fatkeqësitë natyrore
AMF jep 1.8 miliardë lekë për personat e pakompensuar ndër vite nga kompanitë e sigurimit

AMF sqaron lidhur me sigurimin për pasuritë e patundshme apo fatkeqësitë natyrore

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nisur nga disa raportime në media ditët e fundit, sqaron se drafti teknik “Për sigurimin nga katastrofat” është hartuar nga Banka Botërore dhe është depozituar në Autoritet në tetor 2015. Materiali është pjesë e një nisme të Bankës Botërore e cila përfshin edhe vende të tjera të rajonit të cilat vitet e fundit janë prekur shpesh nga fatkeqësi natyrore, sidomos nga përmbytjet. Materiali teknik i sjellë nga ekspertët e Bankës Botërore është përcjellë edhe tek agjencitë e tjera shtetërore që kanë objekt të punës së tyre ngjarjet nga fatkeqësitë natyrore.
Që prej fillimit të vitit 2016, nuk ka zhvillime të reja lidhur me këtë draft teknik dhe rekomandimet e dhëna nga ekspertët e Bankës Botërore. AMF thekson se çdo nismë ligjore që do të propozohet nga Autoriteti, do të bëhet në transparencë të plotë, me të gjithë grupet e interesit duke pasur në vëmendje mbrojtjen e të gjitha interesave të qytetarëve. Kjo u theksua edhe në konferencën për shtyp të datës 26 shtator 2017, nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, zoti Ervin Koçi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, zoti Koçi u shpreh për problematikat e lidhura me ngjarjet natyrore si përmbytje apo tërmete që kanë goditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit. Ai theksoi se “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vendosim në ligj detyrimin nga qytetarët, sepse shërbimi duhet t’i përgjigjet nivelit të detyrimit, që duhet të paguaj çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë”.
Aktualisht, Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” u jep mundësinë qytetarëve që të sigurohen nga zjarri dhe forcat e natyrës në mënyrë vullnetare.

Sicred