KRYEFAQJA » LAJME » AMF organizon konferencën me temë “Edukimi Financiar”

AMF organizon konferencën me temë “Edukimi Financiar”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka organizuar konferencën me temë “Edukimi Financiar”. Synimi kryesor i kësaj konference është diskutimi i gjerë për të shtuar dhe inkuadruar edukimin financiar si lëndë në arsimin e mesëm. Sipas drejtorit të AMF-së Ervin Koçi edukimi bazë financiar duhet të jetë në arsimin e të rinjve në mënyrë që të rriten duke u edukuar me konceptet finaciare. Ndërsa kryetari i bordit të AMF-së Pajtim Melani në fjalën e tij u shpreh se edukimi është e vetmja rrugë për të larguar varfërinë. Në këtë konferencë u paraqiten punime shkencore të realizuara nga studiues dhe akademikë për tregun e sigurimeve, tregun e kapitalit dhe tregun e pensioneve private vullnetare.

Sicred