KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » AMF jep 1.8 miliardë lekë për personat e pakompensuar ndër vite nga kompanitë e sigurimit
AMF jep 1.8 miliardë lekë për personat e pakompensuar ndër vite nga kompanitë e sigurimit

AMF jep 1.8 miliardë lekë për personat e pakompensuar ndër vite nga kompanitë e sigurimit

Autoriteti i Mbikqyrjes financiare jep një lajm të mirë për të gjithë personat e pakompensuar ndër vite nga kompanitë e sigurimit. Në mbledhjen më të fundit të bordit të AMF-së, është miratuar Fondi i Kompensimit për detyrimet e mbartura dhe që do të lindin për vitin 2018 i cili vlerësohet të jetë rreth 1.8 miliardë lekë. Në vetvete ky fond ndahet në disa zëra nga të cilat 1.25 miliardë lekë për ngjarjet nga viti 2001 deri 2013 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, 418 milion lekë për ngjarjet nga viti 2014 deri në dhjetor të vititn 2017 ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.
Bordi i AMF-së urdhëron Byronë Shqiptare të Sigurimit që të ndjekë procedurën e shlyerjes së menjëhershme të detyrimeve të papaguara të praktikave të dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit, për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit dhe janë me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sicred