KRYEFAQJA » LAJME » AMF: Asnjë draft që detyron qytetarët të sigurohen ndaj fatkeqsive natyrore
AMF, Asnjë draft, që detyron qytetarët, të sigurohen, ndaj fatkeqsive natyrore

AMF: Asnjë draft që detyron qytetarët të sigurohen ndaj fatkeqsive natyrore

Në një dekleratë të publikuar në faqen e autoritetit të mbikqyrjes financiare sqarohet se drafti teknik “Për sigurimin nga katastrofat” është hartuar nga Banka Botërore dhe është depozituar në Autoritet në tetor 2015. Por sqarohet se që prej fillimit të vitit 2016, nuk ka zhvillime të reja lidhur me këtë draft. Të kontaktuar edhe sot nga televizioni publik shqiptar, zyrtarë të AMF-së na siguruan që nuk ka asnjë draft gati për të bërë këtë lloj sigurimi të detyruar. Edhe në konferencën për shtyp të datës 26 shtator 2017, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi theksoi se: “Çdo nismë ligjore që do të propozohet nga Autoriteti, do të bëhet në transparencë të plotë.”. Aktualisht, në vendin tonë, në bazë të ligjit qytetarët mund të sigurohen nga zjarri dhe forcat e natyrës vetëm në mënyrë vullnetare.

Sicred