KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Amerikë, rihapet qeveria

Amerikë, rihapet qeveria

Pas tre ditë negociatash të vështira, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votuan të hënën në mbrëmje për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë federale që filloi të shtunën. Demokratët në Kongres ranë dakord t’i besojnë premtimit të udhëheqësit të shumicës republikane të Kongresit Miç Mekonell se ai do të adresojë pa vonesë shqetësimet e tyre lidhur me programin DACA, i cili mbron nga deportimi emigrantët e sjellë në SHBA që fëmijë nga prindërit e tyre. Programi përfundon më 5 mars. Bëhet fjalë për rreth 700 mijë të ashtuquajtur “ëndërrimtarë”, e ardhmja e të cilëve në SHBA është e pasigurt. Ndikimi që pati mbyllja e agjencive qeveritare ishte minimal. Qindra mijëra punonjës të qeverisë që u prekën nga mbyllja qëndruan vetëm një ditë në shtëpi. Të hënën pasdite, demokratët pranuan një kompromis mbi projektligjin e shpenzimeve, pas premtimit të  McConnell. Ngërçi, i pari i këtij lloji që nga viti 2013, mjegulloi përvjetorin e parë të inaugurimit të Presidentit Donald Trump që u shënua të shtunën.

Sicred