KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Amerikë, ambasadori rus largohet nga Uashingtoni

Amerikë, ambasadori rus largohet nga Uashingtoni

Ambasadorii Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislijak, është larguar nga Uashingtoni, pasi ka përfunduar shërbimin e tij nëntëvjeçar si diplomati kryesor rus në shtetin rival në përmasa globale. Ambasada e Rusisë në Uashington ka njoftuar se largimi i tij është pjesë e riemërimit të planifikuar të diplomatit 66 vjeçar. Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, e kontrolluar nga shteti, ka cituar një burim që ka thënë se lëvizja e ardhshme e zotit Kislijak mund të jetë që të bëhet anëtar i Këshillit të Federatës, i cili është Dhoma e larte e Parlamentit të Rusisë. Ambasada e Rusisë në Uashington, në njoftimin e saj theksoi se, Denis Gonçar, zëvendës-shef i misionit, do të shërbeje si i ngarkuar me punë, deri në emërimin e ambasadorit të ri. Sergei Kislijak ishte i përfshirë në akuzat se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Sicred