KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Amerikanët po presin eklipsin total të diellit
Të premten eklipsi i “Hënës së Përgjakur”

Amerikanët po presin eklipsin total të diellit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për të parë pamjen spektakolare të eklipsit total të diellit. Hëna pritet të kalojë sot para Diellit, duke shkaktuar errësirën që do të mbizotërojë tokën nga Oregoni në perëndim në Karolinën e jugut në lindje. Kjo është hera e parë që nga viti 1918 që errësira mbulon brigjet e Paqësorit dhe Atlantikut në të njëjtën kohë. Në të vërtetë, ku është eklipsi i parë total i diellit që do të regjistrohet në SHBA që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1776. Ata që do jenë me fat që të vëzhgojnë këtë errësirë totale do të mund të shohin bllokimin e dritës së diellit deri në dy minuta e 40 sekonda. Edhe disa pjesë të Europës perëndimore, përfshi Britaninë e Madhe dhe Irlandën, do të kenë mundësi të shohin në mënyrë të pjesshme këtë eklips.

Sicred