KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Amerika do të kërkoje historikun e rrjeteve sociale për personat që kërkojnë vizë

Amerika do të kërkoje historikun e rrjeteve sociale për personat që kërkojnë vizë

Administrata Tramp është shprehur se do të fillojë mbledhjen e historisë së përdorimit të mediave sociale nga çdo person që do të kërkojë vizë për të hyrë në SHBA. Sipas BBC, propozimi, i cili vjen nga departamenti i shtetit, do t’u kërkojë aplikantëve për viza të japin detajet e llogarive të tyre në rrjetet facebook dhe tuiter. Atyre do t’u duhet të paraqesin të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale gjatë pesë viteve të fundit. Rreth 14.7 milionë persona në vit mund të preknen nga propozimi. Informacioni do të përdoret për të identifikuar dhe ekzaminuar personat që kërkojnë si vizë imigranti ashtu edhe ata që kërkojnë viza të tjera. Aplikantëve gjithashtu do t’u kërkohet të paraqesin numrat e tyre të telefonave, adresat e emailit si dhe udhëtimet që kanë bërë gjatë pesë viteve të fundit. Atyre do t’u kërkohet të thonë nëse kanë qenë deportuar ndonjëherë nga ndonjë vend apo nëse ndonjë i afërm i tyre ka qenë ose jo përfshirë në aktivitete terroriste.

Sicred