KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » AMCHAM : Të hiqen çmimet e referencës

AMCHAM : Të hiqen çmimet e referencës

Bizneset vijojnë të paguajnë taksa të larta doganore si pasojë e çmimeve të referencës. Ndonëse ministria e financave është angazhuar publikisht për ti hequr këto çmime që në krye të herës, sipërmarrësit thonë se ende nuk është bërë asgjë. “ Ne si biznes degjojmë gjithmonë premtimet e politikanëve, mirë është që të dëgjojmë shembuj ku janë mbajtur kto premtime” thotë Mark Krauford President i dhomes amerikane të tregtisë.

Presidenti i dhomës amerikane të tregtisë, Mark Krauford thotë se lista që aplikon dogana për çmimet e referencës nuk është rifreskuar prej shumë kohësh, duke i shtuar bizneseve kosto të mëdha. “Ne duam të kemi një taksë reale mbi faturën, që janë kosto për biznesin përndryshe është le të themi një ngatërrim i tregut të lirë ku përdoret një taksë që nuk përputhet me kostot reale që kanë bizneset” shtoi më tej Krauford.

Ministria e financave ka premtuar heqjen e çmimeve të referencës, por ndonëse jemi në fund të mandatit të parë, premtimi nuk është mbajtur. Financat i tremben heqjes së referencave të çmimeve për vlerësimet doganore pasi heqja e tyre mund të ulë të ardhurat në buxhet nga pranimi i çmimeve me vlerë të ulët për shumë mallra që vijnë nga shtetet e Azisë, Lindjes së Largët, vendeve arabe, Amerikes Latine, zonave të lira ekonomike. Por, ndryshimet e të ardhurave mund të jenë edhe në rritje nëse rritet volumi i importeve nga këto vende, si efekt i mos aplikimit të referencave të çmimeve në import.

Sicred