KRYEFAQJA » LAJME » Ambulanca fluturuese
ambulance fluturuese, dron, helikpter, mjeke, infermiere, pacient, revolucionarizim i transportit mjekesor

Ambulanca fluturuese

Kjo ndërthurje e një ambulance me një helikopter mund të jetë diferenca midis vetë jetës dhe vdekjes. Sipas statistikave, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1,000 njerëz vdesin çdo vit vetëm nga vonesat e ambulancave apo pamundësia e ndihmës mjekësore për të arritur tek të plagosurit. Por duket se shpikja më e fundit do të ndihmojë që kjo statistikë ulet ndjeshëm. E përshtatshme për t’u ulur kudo, sepse kërkon shumë pak hapësirë, kjo ambulancë fluturuese shmang trafikun dhe shkon drejt e në vendin e ngjarjes. Ajo është e pajisur me një barrelë të gatshme dhe me pajisjet e nevojshme për të mundësuar transportin e të sëmurit apo të dëmtuarit deri në spital. Po kështu, kjo mini-ambulancë ka hapësirë edhe për një mjek, infermier apo person shoqërues. Me pak fjalë, kjo ambulancë fluturuese pritet të revolucionarizojë të ardhmen e transportit mjekësor.

Sicred