KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadorja Kineze Jiang Yu viziton Krujën

Ambasadorja Kineze Jiang Yu viziton Krujën

Bashkia e Krujes është vizituar nga Ambasadorja e Kines në vendin tonë Jiang Yu. Në takim me drejtues vendorë dhe specialistë të fushave të ndryshme, u ndanë interesat e përbashkëta, sidomos për zhvillimin në fushën e turizmit. Gjatë vitit të shkuar, Shqipëria u vizitua nga 10 mijë shtetas kineze, dhe Kruja ishte ndër destinacionet e tyre të preferuara, – u tha në takim. Për ambasadoren vizita në Krujë është konfirmim i bashkëpunimit të deritanishëm dhe projekteve të së ardhmes. Ky takim u zhvillua pas vendimit për heqjen e vizave për shtetasit kineze, dhe pak javë para seminarit të përbashkët Shqipëri-Kinë me fokus turizmin që do të mbahet në universitetin “Harvin” në Kinë.

Sicred