KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadorja gjermane: Opozita duhet në parlament
Ambasadorja gjermane: Opozita duhet në parlament

Ambasadorja gjermane: Opozita duhet në parlament

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, foli shkurt dhe qartë për situatën politike në vend. Për Susanne Schulz, opozita duhet të rikthehet në parlament, ndërsa qeveria duhet të siguroje zgjedhje të lira e të ndershme: “Sigurisht që ne jemi të këndvështrimit dhe pikëpamjes se zgjedhjet politike në Shqipëri duhet të jenë një proçes i lirë dhe i ndershëm. Të bëhen në lidhje me gjithçka përcakton kushtetuta, në momentin kohor të duhur. Në këtë proçes zgjedhor duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij proçesi, por njëkohësisht jemi të opinionit se është mjaft e rëndësishme që opozita të rikthehet në parlament për të dhënë kontributin e saj në realizimin e asaj reforme mjaft të rëndësishme të sistemit të Drejtësisë, ku Gjermani ka dhënë një kontribut të qënësishëm” tha zonja Schulz. Ambasadorja gjermane këto deklarata i bëri nga Tragjasi i Vlorës ku së bashku me ministrin e energjisë Damian Gjiknuri inspektuan investimin në nënstacionin elektrik të Orikumit, pjesë e investimit të madh në jug të vendit në fushën e energjitikës me vlerë rreth 49 milion euro.

Sicred