KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadorja Faber: Në fatkeqsinë e Bronksit nuk janë përfshirë familje shqiptare
Ambasadorja Faber: Në fatkeqsinë e Bronksit nuk janë përfshirë familje shqiptare

Ambasadorja Faber: Në fatkeqsinë e Bronksit nuk janë përfshirë familje shqiptare

12 persona humben jetën për shkak të një zjarri të rënë në një ndërtesë në lagjen Bronks të New Yorkut, ku jetojnë shumë familje shqiptare. Por ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, konfirmon se nuk ka asnjë njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo plagosur. Ajo ka vendosur një numër telefoni në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe thotë se është në gatishmëri për të ofruar çdo gjë që ambasada shqiptare ka mundësi.
“Me shumë keqardhje për tragjedinë e rëndë dhe me shqetësimin se Bronksi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare”, shkruan Faber ne statusin e saj ne rrjetin social ne Facebook.

Sicred