KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ambasadorja amerikane paralajmëron Rusinë dhe Iranin

Ambasadorja amerikane paralajmëron Rusinë dhe Iranin

Ambasadorja amerikane në Kombet e bashkuara Niki Heili ka paralajmëruar Rusinë dhe Iranin për pasoja të tmerrshme  nëse ato vijojnë sulmet ajrore ndaj zonës së fundit që mbahet nga rebelët në Siri dhe gjithashtu shtoi se vendi i saj do t’i kundërpërgjigjej përdorimit të armëve kimike. Ambasadori rus në OKB u takua me Heilin ku mohoi se Siria posedon armë kimike, ndërkohë që gjatë takimit të këshillit të sigurimit që u mblodh për krizën në Idlib, sekretari i përgjigjshthëm i organizatës paralajmëroi për gjakderdhje të mundshme. Gjatë sesionit të dytë të mbajtur për Idlibin katër ditët e fundit, Heili tha para anëtarëve të këshillit të sigurimit se këtë muaj bota ka parë një përshkallëzim të qartë ushtarak nga Rusia dhe regjimi sirian, forcat e të cilëve kanë ndërmarrë të paktën 100 sulme ajreore, duke përdorur raketa, bomba dhe artilery, në tentativë për të marrë nën kontroll bastionin e fundit të rebelëve. Heili gjithashtu akuzoi Rusinë dhe Iranin se kanë shumë pak interes në arritjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin në Siri dhe i quajti veprimet e tyre si karakteristike të burracakëve që janë të interesuar në një pushtim gjakatar ushtarak. Nëse Asadi, Rusia dhe irani vijojnë rrugën ku janë aktualiosht, pasojat do të jenë të tmerrshme. Dua të ritheksoj atë që i thashë javën regjimit të asad dhe cdokujt që mund të përdorë armë kimike në Siri. SHBA-të i qëndrojnë apralajmërimit se ato do t’i përgjigjen përdorimit të armëve kimike – u shpreh ambasadorja amerikane. Ndërkohë,s ekretario amerikan i mbrotjes Xhejms Metis nuk pranoi të thoshte dje nëse SHBA-të do të kundërpërgjigjeshin ushtarakisht kundër regjimit sirian, nëse ky i fundit përdorte armë kimike, por tha se lideri sirian Bashar Al Asad ishte paralajmëruar tashmë.

Sicred