KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ambasadorja amerikane në OKB përshkallëzon përballjen me Iranin

Ambasadorja amerikane në OKB përshkallëzon përballjen me Iranin

Administrata Tramp ka përshkallëzuar përballjet me Iranin pasi i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndëshkonte qeverinë iraniane për atë që Ambasadorja amerikane e quajti si sjellje të paligjshme në Lindjen e Mesme. “Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllin sytë përballë këtyre dhunimeve,- u shpreh Ambasadorja amerikane ne Kombet e Bashkuara, Niki Heili, gjatë takimit të djeshëm të Këshilllit të Sigurimit, i cili ishte planifikuar për të diskutuar zhvillimet në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Deklaratat e zonnjës Heili ishin më të fortat që ajo ka bërë për Iranin qëkur u caktua ambasadore në janar të këti viti. Fjala e saj pasoi deklaratën e Presidentit Tramp i cili u shpreh se nuk do ta çertifikonte marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe se do ta tërhite vendin nga pakti, nëse marrëveshja nuk ndryshohej. Vendimi i Tramp e ka zemëruar Iranin dhe ka alarmuar aleatët amerikanë, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, të cilat janë palë nënshkruese të marrëveshjes.

Sicred