KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori Lu takohet me kreun e PD Basha
Ambasadori Lu takohet me kreun e PD Basha

Ambasadori Lu takohet me kreun e PD Basha

Pas protestes se opozites per zgjedhjen e Kryeprokurores se Perkohshme, Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Donald Lu zhvilloi sot me kerkesen e tij, takime te vecanta me Kryetarin e PD-se Basha dhe Kryetaren e LSI-se Kryemadhi.
Basha kundershtoi si antikushtuese zgjedhjen e Kryeprokurores . Sipas tij mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të Keshillit nga parlamenti, zgjedhja me shumicë të thjeshtë, pa kaluar vetingun e Kryeprokurores , janë puç antikushtetues . Basha tha se këto veprime ishin të planifikuara nga Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet e Tahirit, Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me te . Basha theksoi se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA-se shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit,sikunder duke mos toleruar lidhjet e Qeveritarëve me drogën dhe krimin, si edhe duke kërkuar nxjerrjen e tyre para drejtësisë . Basha tha se asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë qëndrimin e PD-se , duke shtuar se opozita dhe qytetaret shqiptare ne perputhje edhe me parimet themelore të demokracisë amerikane, do të qëndrojnë në mbrojtje të Kushtetutës .

Sicred