KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ambasadori Lu për të rinjtë shqiptarë që synojnë të studiojnë në Universitetet Amerikane

Ambasadori Lu për të rinjtë shqiptarë që synojnë të studiojnë në Universitetet Amerikane

Të rinjtë shqiptarë të cilët synojnë të ndjekin studimet e larta në një nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u është dhënë sot mundësia të njihen me programet e studimit, degët dhe avantazhet që ofrojnë këto institucione të arsimit të lartë .Gjithçka është bërë e mundur nëpërmjet Panairit të Arsimit të organizuar nga Ambasada Amerikane dhe Qendra e Informimit të Arsimit Amerikan në Shqipëri. disa prej aspirantëve për studentë folën për mikrofonin e RTSH: “Meqënëse unë jam studente në vit të fundit për filozofi, vendosa të shoh nëse mund të gjej ndonjë orientim për në Amerikë, diçka që ka të bëjë me Shkencat Sociale. Aty jam e fokusuar. ” Një tjetër vajzë u shpreh: “Kam parë shumë mundësi por jam e interesuar për inxhinierinë ose e arkitekturës. Synoj Amerikën ose Kanadanë. Kam parë Princeton, Oklahoma University, por do ti shoh edhe më me vëmendje.” Përfaqësues të Qendrës së Informimit të Arsimit Amerikan në Shqipëri, konfirmojnë se interesimi i të rinjve shqiptarë për të ndjekur studimet në SHBA, nga viti në vit, është në rritje. Aida Hudhri nga kjo Qendër shprehet si më poshtë: “Aktualisht në SHBA, studiojnë 781 studentë shqiptarë në nivelet Bachelor, Master dhe PHD. Fakti që ne njohim vetëm Harvard , Jeill ose Princeton, bazuar edhe në filmat e shumtë ku përmenden këto Universitete, por unë them se Amerika ka shumë e më shumë universitete mëse të mira që mbase sjanë aq të dëgjuara nga ne.Ka mbi 4500 institute të arsimit të lartë. Dega e IT-së është dega më e kërkuar ose ajo rreth të cilës kërkohet më shumë informacion.” Ka qenë vetë ambasadori i SHBA-ve, Dolald Lu, i cili ka informuar studentet per procesin e aplikimit ne universitetet e ndryshme amerikane. “Universitetin ku do të studioni do ta zgjidhni në varësi të mundësisë ekonomike dhe akademike që keni. Për shembull, në Universitetin e Arteve ju mund të studioni pak nga të gjitha, Letërsi, Kimi, Matematikë. Në dy vitet e para merr një edukim të përgjithshëm , ndërsa në dy vitet e fundit studimet degëzohen në profile të caktuara. E rëndësishme është që të merrni çka do të mësoni dhe të riktheheni në Shqipëri për ti përdorur ato çka keni mësuar në vendin tuaj. ” Në varësi të kritereve që plotësojnë, kandidatët për studentë në Universitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ofrojnë edhe bursa të pjesëshme dhe të plota studimi.

(Visited 21 times, 21 visits today)